• e premte, 27 dhjetor 2024

Sanksionohen 109 shoferë në Shkup, 20 për vozitje të shpejtë

Sanksionohen 109 shoferë në Shkup, 20 për vozitje të shpejtë

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Në kontrollin e komunikacionit dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 masa, nga të cilat për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 20 sanksione.

Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, nëntë masa janë shqiptuar për vozitje pa patent shoferi, tre saksione për kalim të sinjalit të mbyllur (semafor të kuq), pesë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

MPB njofton se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR