• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Sandri për MIA-n: Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për evidencën amë e ka vendosur vendin në rrugën e duhur

Sandri për MIA-n: Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për evidencën amë e ka vendosur vendin në rrugën e duhur

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për evidencën amë e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në rrugën e duhur që deri në fund të vitit të zgjidhë të gjitha rastet e pashtetësisë dhe me këtë të bëhet vendi i parë në Evropë që i dha fund pashtetësisë dhe i dyti në botë, deklaroi Monika Sandri, përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë - UNHCR në intervistë për MIA-n.

“Për vendin, kjo paraqet shkrimin e historisë, por më e rëndësishmja është se kjo është një ngjarje që do të ndryshojë jetën e të gjithë njerëzve që nuk kanë certifikatë lindjeje”, thotë Sandri në intervistë për MIA-n e dhënë në prag të Ditës Botërore të Refugjatëve - 20 Qershor.

Javën e kaluar Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për evidencën amë, të cilat do të mundësojnë zgjidhjen e rasteve dhe vizibilitet ligjor për 700 qytetarë që bënë dekada beteja me sistemin për të marrë një identitet juridik. Ndryshimet u miratuan pas një procedure të shpejtë me 63 vota pro. Këto ndryshime lejojnë që të gjitha rastet e njohura të pashtetësisë të zgjidhen dhe çdo fëmijë i lindur në vend të marrë një certifikatë lindjeje, pavarësisht nëse prindërit e tyre janë pa dokumente apo pa shtetësi.

Sandri në intervistën, e cila do të publikohet e plotë nesër së bashku me video-materialin, përveç pashtetësisë, flet edhe për situatën me refugjatët dhe aktivitetet e UNHCR-së. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR