• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sanders: Përveç aspiratës për anëtarësim në BE, duhet të keni edhe strategji, një vizion real se ku po shkoni

Sanders: Përveç aspiratës për anëtarësim në BE, duhet të keni edhe strategji, një vizion real se ku po shkoni

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Duhet të keni një vizion real se ku po shkoni, përgjegjësi të përcaktuara dhe strategji të cilën do ta dini si ta aplikoni. Keto janë mjete biznesi shumë të thjeshta. Për fat të keq, politika në këtë rajon, për mendimin tim, i shkel të gjitha këto aspekte, ndërsa kjo do të thotë se potenciali i vërtet i një vendi, një vendi që e kam njohur para disa viteve, nuk realizohet, sepse nuk ka strategji, vlerësoi sot Kristofer Sanders, këshilltari special i kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

Në fjalimin mujor që e organizon Oda me temë "Zhvillimet globale gjeopolitike - sfidë për ndërkombëtarizimin e biznesit dhe ndjekjen e trendeve të reja në industri", Sanders theksoi se për investitorët potencialë dhe biznesin në përgjithësi është një rrezik i madh kjo që vendi fokusin kryesor e vendos te anëtarësimi në BE.

 

"Strategjitë e fundit për industrinë dhe arsimin janë nga viti 2018, ndërsa çfarë ndodhi që atëherë? Ku janë versionet e reja të tyre, ku janë planet e reja? Në këtë vend nuk shoh diçka të tillë. Dhe pa këtë, si prisni që cila do kompani të investojë këtu kur aspirata e vetme e njerëzve është të bëhen anëtarë të BE-së? Sa njerëz do të largohen nga ky vend sapo të ndodhë kjo? Ku janë punëtorët e mi në të ardhmen kur kjo të ndodhë? Ku është fokusi në Maqedoni për zhvillimin e aftësive, bazës arsimore që do të ndihmojnë për të kapërcyer edhe vendet tjera, për të ardhur në pozitën e parë, për të thënë "mund të krijoj një ekip në Maqedoni për të marrë atë që më duhet, sot, nesër, në të ardhmen, të di se do ta marrë atë dhe se detyrimet e marra do të përmbushen". Ky është rreziku i madh që shoh për momentin", tha Sanders.

Sipas tij, megjithatë është mirë kjo që njerëzit këtu janë ende të uritur për sukses dhe nuk mbëshetën, siç tha, në shoqërinë që u jepet dhe sigurohet.

"Për një vend si Maqedonia keni një karakteristikë të mirë - njerëzit janë ende të uritur për sukses, ende nuk mbështeten në shoqërinë që u jepet, që u sigurohet", tha këshilltari i Azeskit.

Sanders iu referua trendeve globale dhe sfidave që lidhjen me ngjarjet në Ukrainë dhe më gjerë, migracionin e fuqisë punëtore dhe trendeve në industrinë e automjeteve.

Oda, para fillimi të fjalimit mujor, e prezantoi Sandersin si një mik dhe përkrahës të madh të ekonomisë së vendit. Sanders është një inxhinier kimik i cili fillimisht ishte i punësuar në grupacionin "Kostal" ku ka mbetur deri në fund të jetës së tij punëtore. Menjëherë pas punësimit, ka kaluar në ekipin menaxhues nga ku tre dekadat e fundit e ka drejtuar segmentin e planifikimit dhe koordinimit të korporatës. Është pensionuar si nënkryetar ekzekutiv i grupacionit "Kostal". ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR