• e premte, 27 dhjetor 2024

Sana Marin negative në testin për drogë pas videos ku shihet duke u argëtuar

Sana Marin negative në testin për drogë pas videos ku shihet duke u argëtuar
Helsinki, 22 gusht 2022 (MIA) – Kryeministrja e Finlandës Sana Marin ka rezultuar negative në testin për drogë, ka njoftuar qeveria, pasi është parë duke kërcyer, duke kënduar dhe duke pirë në një festë. Tridhjetë e gjashtë vjeçarja Marin pranoi të bënte testin të premten pas reagimit të ashpër rreth sjelljes së saj. Ajo tha se nuk kishte marrë kurrë drogë dhe mohoi të kishte bërë ndonjë gjë të paligjshme në festë. Marin tha se kishte pirë alkool. Një video e festës së saj me miqtë, duke përfshirë një yll finlandez të popit, u shfaq në internet, duke tërhequr kritika nga politikanët dhe një kërkesë për të bërë  test droge. Kostot e testit i ka paguar vetë kryeministrja. Në fillim të këtij muaji, Marin u emërua "kryeministrja më e kull në botë" nga gazeta gjermane Bill. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR