• e shtunë, 23 nëntor 2024

Samiti "Maqedonia 2025" më 15 dhe 16 maj në Shkup

Samiti

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Mbi 400 të ftuar, rreth 50 panelistë të ndarë në 12 panele dhe tre folës kryesor do të ketë në Samitin vjetor të organizatës joqeveritare "Maqedonia 2025", ku më 15 dhe 16 maj do të mbahet në Shkup, në të cilën fokusi kryesorë do të jetë si të vijmë deri te normat më të larta të rritjes së ekonomisë.

"Në edicionin e trembëdhjetë të Samitit të Maqedonisë 2025, do të trajtohen temat se si të arrihet zhvillim më i lartë ekonomik, bashkëpunimi më i mirë rajonal, lidership, zhvillim i biznesit familjar, transformim digjital i biznesit, mekanizmi për zvogëlimin e korrupsionit. Do të themi se ne si organizatë jemi të gatshëm dhe të hapur për të mbështetur qeverinë e re në arritjen e ritmeve më të larta të rritjes prej 5 ose 6 për qind dhe se si të arrijë deri aty", theksoi drejtoresha e përgjithshme e "Maqedonia 2025" Nikica Mojsoska Bllazhevski në takimin e sotëm me gazetarët. 

Në periudhën nga maji i vitit 2023 deri në maj të këtij viti, siç tha ai, "Maqedonia 2025" realizon rreth 40 programe, në shtator të vitit të kaluar organizoi Gala humanitare në Amerikë në të cilën u grumbulluan mjete financiare për realizimin e programeve të organizatave joqeveritare.

"Aty kemi arritur të mbledhim rreth 450 persona nga diaspora jonë të cilët shpresoj se do të kontribuojnë më shumë në zhvillimin “Maqedonia 2025” në të ardhmen", tha Mojsoska Bllazhevski. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR