• e enjte, 26 dhjetor 2024

Samiti "Maqedonia 2025": Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

Samiti

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Nevojitet aksion intensiv dhe themelor gjatë periudhës së ardhshme. Përparimi është i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm për t'i arritur qëllimet tona dhe janë të domosdoshme aktivitete të fuqishme dhe vendosëse, porositi në hapjen e Samitit të 13-të "Maqedonia 2025", Nikica Mojsovska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e "Maqedonia 2025".

Në shumicën e radhitjeve dhe raporteve ndërkombëtare, potencoi, shteti ngec edhe pas vendeve në rajon dhe pas moshatarëve aspirativë. Sfidat për Maqedoninë kahas nivelit të lartë të zhvillimit ekonomik janë edhe ndryshimet gjeopolitike, të cilat ndikojnë në ekonomitë e vogla, si dhe ikja e madhe e trurit.

"Duket se linja të reja të ndarjes në mënyrë të vazhduar po zhvillohen në vend. Standardi i ulët i jetesës dhe cilësia e ulët e jetesës në mënyrë shtesë e përkeqësojnë ndarjen që sjell deri në betejë për atë kush do ta grabit pjesën më të madhe të të mirave publike - punësimet publike, tenderët, keqpërdorimin e resurseve publike, e tjerë. Ndarja etnike është e fuqishme dhe duket se hynë në çdo diskutim thelbësor dhe debat publik. Tranzicioni i gjatë dhe mungesa e përparimit të rëndësishëm i pengojnë pikëpamjet tona ndaj realitetit dhe aftësisë sonë që të mendojmë mënyrë afatgjate. Ngjarjet aktuale gjeopolitike në mënyrë shtesë imponojnë komplikime dhe pasiguri në rrethinën e plotë edhe të hapësirës në dispozicion për reforma. E tërë kjo, si dhe përparirmi i ngadalshëm në afrimin e standardit të jetesës të BE-së, diçka që është pjesë e çdo qytetari në këtë shtet, bën thirrje për aksion intensiv dhe themelor në periudhën e ardhshme", tha Mojsovska Bllazhevski.

Ajo u përqëndrua në rezultatet zgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale, të cilat, siç tha, dhanë përkrahje të fuqishme për opsion të ri politik dhe program të ri dhe ideologji. "Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se sfidat në rrugë janë shumë, shumë të mëdha", tha drejtoresha ekzekutive e "Maqedonia 2025".

E përsëriti thirrjen e "Maqedonia 2025" për shoqërim të të gjithëve në rrugën deri te prosperiteti përmes platformës "Një vizion për rritje të përshpejtuar".

"Fundamentet e këtij vizioni janë: zero tolerancë për korrupsion, rritje e vazhdueshme e BPV mbi pesë për qind përmes investimeve të rritura në arsim, reformat afariste dhe rregullatore, përkrahjes së eksportit dhe zvogëlimi i ekonomisë së përhimtë, administratë cilësore dhe efikase publike dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Apelojmë dhe u bëjmë thirrje partive politike, komunitetit të biznesit, opinionin akademik dhe të gjithë qytetarëve që t'i bashkojmë përpjekjet dhe resurset për krijimin e ardhmërisë më të mirë. Duhet t'i mobilizojmë të gjitha resurset tona sot që ta formojmë ardhmërinë tonë", tha Mojsovska Bllazhevski.

Ajo paralajmëroi se "Maqedonia 2025" do ta aktivojë tërë rrjetin dhe resurset e saj për t'i përkrahur këto parime, të cilat janë fundamentale për rritjen e përshpejtuar. 

Gjatë Samitit do të mbahen 12 panele me mbi 50 folës, të cilët do të flasin para 500 mysafirëve.

Ideja e themeluesve të "Maqedonia 2025" është të përkrahet zhvillimi i Maqedonisë me atë që vendi deri vitin 2025 do të bëhej vend i zhvilluar, anëtar i integrimeve euroatlantike, respektivisht i NATO-s dhe BE-së.

Organizata "Maqedonia 2025" vitin e kaluar ka zbatuar 40 programe, ku janë përfshirë mbi 1.500 persona, nxënës të shkollave të mesme, studentë, menaxherë, kompani. Nga themelimi i organizatës deri tani janë zbatuar programe për përkrahje të zhvillimit ekonomik në vlerë prej katër milionë dollarëve. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR