• e mërkurë, 03 korrik 2024

Sallah: Egjipti do ta fitojë Kupën afrikane të kombeve

Sallah: Egjipti do ta fitojë Kupën afrikane të kombeve

Kajro, 2 janar 2024 (MIA) - Futbollisti i Liverpulit dhe kombëtares egjiptiane, Mohamed Sallah, sot deklaroi se dëshiron ta fitojë titullin në Kupën e ardhshme afrikane të kombeve.

"Dëshiroj ta fitoj këtë garë. Dëshiroj të luajë për vendin tim. Kemi futbollistë të shkëlqyer", tha Sallah.

Sulmuesi egjiptian luajti mbrëmë për Liverpulin në fitoren ndaj Njukasëll me rezultatin 4:2 , duke shënuar me këtë rast dy gola.

"Kemi besim në vetvete. Kemi futbollistë mjaftë të talentuar. Nevojitet vetëm të punojnë mirë dhe jam i sigurtë se mund të arrijmë shumë", tha Sallah, duke paralajmëruar se së shpejti do t'i bashkangjitet kombëtares në Egjipt në përgatitjet për Kupën afrikane të kombeve.

Egjipti është në grupin B me kombëtaret e Ganës, Mozambikut dhe Ishujt Kepi i Gjelbër. Nikoqir i Kupës afrikane, e cila do të mbahet prej 13 janar deri 11 shkurt, do të jetë Bregu i Fildishtë. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR