• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Salivan: Ekipi i Bajdenit planifikon të kërkojë nga Kongresi ndihmë të re për Ukrainën

Salivan: Ekipi i Bajdenit planifikon të kërkojë nga Kongresi ndihmë të re për Ukrainën

Uashington, 14 nëntor 2024 (MIA) - Administrata aktuale amerikane planifikon të dërgojë kërkesë deri te Kongresi për ndihmë të re për Ukrainën për vitin fiskal 2025 gjatë periudhës së tranzicionit, deklaroi sot këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane Xhejk Salivan.

"Në dy muajt e ardhshëm, administrata do t'i dërgojë sinjal Kongresit se ne do të donim të shohim financa shtesë për Ukrainën në vitin 2025, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë për të arritur pozicionin më të mirë, pozicionin më të fuqishëm të mundshëm negociues", tha Salivan, sipas kumtesës së Departamentit të shtetit.

Ai theksoi se ekipi i presidentit amerikan Xhozef Bajden e konsideron të nevojshme dhe logjike të gjejnë resurse shtesë për të mbështetur Ukrainën. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR