• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Salivan bisedoi me liderët e Arabisë Saudite dhe Izraelit

Salivan bisedoi me liderët e Arabisë Saudite dhe Izraelit

Uashington, 20 maj 2024 (MIA) - Këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Salivan ka pasur takim "konstruktiv" me princin e saudit të kurorës Mohamed Bin Salman me rastin e rregullimit të situatës në Gazë, ndërsa për rezultatet e takimit ai më vonë ka informuar kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Pas vizitës në Arabinë Saudite, Salivan kishte takime dhe bisedime me udhëheqjen e Izraelit në Jerusalem pas së cilës theksoi për "potencialin i cili tani mund të jetë arritur për Izraelin, si dhe për popullin palestinez".

Në Izrael, Salivani diskutoi përparimin e operacionit ushtarak në Gazë dhe domosdoshmërinë për të minimizuar viktimat civile.

"Salivan theksoi se Izraeli është e nevojshme që të lidhë operacionet ushtarake me një strategji politike që mund të sigurojë humbjen përfundimtare të Hamasit, lirimin e të gjitha pengjeve dhe një të ardhme më të mirë për Gazën", thuhet në kumtesë.

Gjatë diskutimeve, Salivan ka konfimuar qëndrimin e presidentit Bajden në lidhje me Rafahn.

Administrata e Bajdenit më herët ka ndaluar dërgimin e 3.500 bombave të rënda për shkak të shqetësimeve se Izraeli mund t'i përdorte ato në ofensivën e tij në qytetin me popullsi të stërmbushur në qytetin Rafah në pjesën jugore të Gazës.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë me udheqjen e Izraelit gjithashtu diskutoi dhe për "hapat për të krijuar një mekanizëm efektiv të moskonfliktit, për punonjësit humanitar të mund të sigurojnë arritjen e ndihmave për ata që kanë më shumë nevojë". Salivan ka propozuar dhe një sërë masash për ta sjellë në mënyrë më aktive atë ndihmë në Gazë përmes kontrolleve kufitare dhe korridorit humanitar shumëkombësh detar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR