• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Saliu kërkon zgjidhje sistematike institucionale për gjuhën rome

Saliu kërkon zgjidhje sistematike institucionale për gjuhën rome

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Katedra e gjuhës rome në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi", qendrat kulturore në Shkup dhe në katër komuna tjera të rëndësishme, 30.000 gramatika, abetare dhe gjithashtu fjalorë në gjuhën rome, janë vetëm një pjesë e kërkesave që sot i alarmoi ministri pa resor përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, Shaban Saliu, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës rome. 

Në deklaratën për media, Saliu tha se pret zgjidhje reale të sistemit institucional për romët sa i përket gjuhës. 

"Ajo që e presë si pjesë e Qeverisë së re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe kryeministri Hristijan Mickoski është që të jepen 30.000 gramatika, 30.000 abetare, 30.000 fjalorë në gjuhën rome të cilat do të mund t'i ndajmë në çdo familje rome", tha Saliu. 

Sipas Saliut, është e nevojshme të formohen departamente të gjuhës rome në UCM "të ketë mësimdhënës dhe profesorë cilësor të cilët do të ligjërojnë gjuhën rome në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe përfshirjen e gjuhës rome si të detyrueshme në arsimin fillorë dhe të mesëm. 

Saliu shpreson se me Buxhetin e vitit 2025 do të ndahen mjete të mjaftueshme për edukimin dhe studimin e gjuhës rome.

"Kodifikimi dhe standardizimi i parë i gjuhës rome është bërë në vitin 1990. Gjuha rome është pranuar edhe nga Këshilli i Evropës dhe nga Bashkimi Evropian", nënvizoi Saliu. 

Dita ndërkombëtare e gjuhës rome është më 5 nëntor i shpallur nga ana e UNESKO-s. qa/ 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR