• e enjte, 18 korrik 2024

Sali nuk është kontaktuar nga Prokuroria dhe MPB-ja për zhvillimet në Onkologji, për rastin mësoi nga mediat

Sali nuk është kontaktuar nga Prokuroria dhe MPB-ja për zhvillimet në Onkologji, për rastin mësoi nga mediat

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, thotë se nuk është kontaktuar as nga Prokuroria, as nga Ministria e Punëve të Brendshme për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë dhe se për rastin ka mësuar përmes mediave. Ai këtë e tha në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë në përgjigje të pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.

Sali gjithashtu theksoi se nuk ishte i informuar që Klinika e Onkologjisë ka sistemin Kato për përgatitjen e automatizuar të citostatikëve, gjë që e bën të pamundur manipulimin e citostatikëve.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Zoran Kocevski tha se i ka humbur të dy prindërit nga karcinomi, se në Klinikën e Onkologjisë ka pasur rrëmujë, pritje të gjata për pacientët deri në orët e mbrëmjes. Ai deklaroi se është i habitur nga mos informimi i Sali për ekzistencën e sistemit Kato në klinikë, për të cilin ministri tha se për përgjegjës i konsideron drejtuesit e klinikës.

Sali në fjalimin lidhur me zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë gjatë drejtimit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, si një nga masat për funksionimin e klinikës, theksoi se ka kërkuar dorëheqjen e ish-drejtorit të Onkologjisë, Nino Vasev, për shkak të, siç tha, menaxhimit jo efektiv pasi nuk kishte përgatitur raport për punën e klinikës që i ishte kërkuar, emërimin e drejtoreshës së re Violeta Klisarova për ushtruese të detyrës drejtor i klinikës me të cilin pati mundësi të bashkëpunonte vetëm për një kohë të shkurtër për shkak të dorëheqjes së tij nga posti ministror pak kohë më vonë.

Pyetje për ish ministrin e Shëndetësisë parashtruan edhe deputetët Martin Kostovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arben Ziberi, Jovanka Vasileva, Toni Jarevski, Aleksandar Velanovski, Daniela Markovska dhe deputetë të tjerë, në lidhje me masat e marra të MSH-së gjatë kohës që Sali ishte ministër i Shëndetësisë, ndërsa në lidhje me prokurimin e barnave, mënyrën e dhënies së terapive, sigurimin e tyre, mbikëqyrjen e ministrisë në lidhje me zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë, komunikimin e Ministrisë me Qeverinë dhe cilat ishin veprimet e ndërmarra gjatë drejtimit të tij me ministrinë.

Pas përfundimit të dëgjimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, është shpallur pauzë në seancën e Komisionit Hetimor, e cila do të vazhdojë në orën 17:00 në sallën e Kuvendit Boris Trajkovski, ku është paralajmëruan dëgjimi i ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR