• e premte, 27 dhjetor 2024

Sali: Nesër pritet të merret vendim për sigurimin e mjeteve për ilaçin Trikafta për 30 pacientë me fibrozë cistike

Sali: Nesër pritet të merret  vendim për sigurimin e mjeteve për ilaçin Trikafta për 30 pacientë me fibrozë cistike

Shkup, 2 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përmes publikimit në  profilin në Fejsbuk informoi  se pritet gjatë ditës së nesërme të merret vendim për sigurimin e mjeteve për ilaçin “trikafta” për 30 pacientë me fibrozë cistike.

"Në seancën e djeshme të qeverisë inicova sigurimin e mjeteve financiare për ilaçin “trikafta” për 30 pacientë me fibrozë cistike. Pritet gjatë ditës së nesërme të merret vendim për sigurimin e mjeteve. Ne vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin e të gjithë pacientëve", ka shkruar Sali. 

 Furnizimi, siç theksojnë nga MSH, do të zhvillohet në disa faza, ndërsa në kuadër të fazës së parë pritet që gjatë ditës së nesërme të merret vendimi për sigurimin e  mjeteve për ilaçin “trikafta” për 30 pacientë me fibrozë cistike.

Asociacioni për Fibrozë Cistike përmes Fejsbukut ka paralajmëruar protestë të re të shtunën nga ora 12 para Qeverisë, me të cilën sërish do të kërkojnë të sigurohet terapi  për pacientët me fibrozë cistike.

Thirrja për protestë vjen pasi që Asociacioni në fund të dhjetorit mbajti protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. Nga atje  kërkuan që të sigurohet terapia e re për të sëmurët, por edhe kanë paralajmëruar për problemet me vonesën e terapisë ekzistuese, si dhe problemet me shtrimin në spital të këtyre personave. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR