• e shtunë, 23 nëntor 2024

SafeJournalists: Kërkojmë sanksion të rreptë për sulmuesen e Furkan Saliut në Maqedoninë e Veriut

SafeJournalists: Kërkojmë sanksion të rreptë për sulmuesen e Furkan Saliut në Maqedoninë e Veriut

22 mars 2024

Gazetari Furkan Saliu dje është sulmuar fizikisht nga përmbaruesja Vesna Jakimovska në Kërçovë.

Gazetari Furkan Saliu në përpjekje për të marrë deklaratë nga Vesna Jakimovska, është sulmuar fizikisht nga ajo dhe ka pësuar lëndime në dorë dhe i është dëmtuar mikrofoni. Saliu ka lajmëruar policinë në vendngjarje dhe më pas ka dhënë një deklaratë në stacionin policor. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori nga Kërçova dhe janë ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit.

Policia e ka ndaluar dje Jakimovskën, pasi ajo ka kryer sulmin e dytë fizik, kësaj radhe ndaj një polici në stacionin policor në Kërçovë. Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, ajo ka tentuar të asgjësojë dokumentacionin zyrtar për sulmin ndaj Saliut.

"Dhuna ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik është e papranueshme. Dua të theksoj se sipas ndryshimeve të reja në nenin 144 të Kodit Penal, sulmi ndaj një gazetari ose punonjësi mediatik gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale është vepër penale ku Ministria e Punëve të Brendshme dhe PTHP janë të detyruara të veprojnë. Reagimi i shpejtë i institucioneve në këtë rast është inkurajues jo vetëm për dënimin e autorit, por edhe për demotivimin e sulmeve në të ardhmen ndaj integritetit të gazetarëve”, tha Dragan Sekulovski, drejtor i rrjetit SafeJournalists dhe drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. (ShGM).

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të BeH

Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Unioni i Mediave të Malit të Zi

Rrjeti SafeJournalists

foto:MIA

________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR