• e premte, 27 dhjetor 2024

Sërish ulet niveli i ujit në liqenin e Prespës

Sërish ulet niveli i ujit në liqenin e Prespës

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) –  Për një centimetër është ulur niveli i ujit në Liqenin e Prespës në krahasim me ditën e djeshme, kur gjithashtu ka pasur ulje të nivelit për një centimetër.

Sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nivelet e ujit në dy liqenet e tjerë natyrorë në vend është i njëjtë me atë të ditës së djeshme, që do të thotë se nivelet e Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Dojranit janë më të ulëta se mesatarja për korrikun edhe atë për 91 centimetra në Liqenin e Dojranit, ndërsa për 1.84 metra në Liqenin e Prespës, ndërsa niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është tre centimetra më i lartë se mesatarja. 

 Më të larta se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit janë nivelet e shumicës së lumenjve. Përjashtim janë lumenjtë Pçinjë në pikën matëse afër Pelincës, Kriva Reka afër Kriva Pallankës, Bregalnica afër Berovës, Strumicë afër Novosellës dhe Radikës afër "Urës së Boshkos" ku niveli i ujit është më i ulët se mesatarja. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR