• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sërish shtyhet votimi i Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndihmë të banorëve në Gaza

Sërish shtyhet votimi i Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndihmë të banorëve në Gaza

Nju-Jork, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Në përpjekje për të shmangur një veto të re amerikane, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë, për herë të dytë në dy ditë, e shtyu votimin për projekt-rezolutën e shteteve arabe që bën thirrje për një formë të ndërprerjes së luftërave në Rripin e Gazës për të lejuar ndihmën humanitare.

Fillimisht i planifikuar për të hënën, votimi u anulua për sot.

Anëtarët e Këshillit për Siguri mbetën në biseda intensive sepse SHBA-ja kërkoi më shumë kohë. Bisedat po vazhdonin në një përpjekje që përfaqësuesi i Qeverisë së presidentit Xho Bajden të përmbahet ose të votojë për rezolutën.

Projekt-rezoluta e prezantuar të hënën në mëngjes kërkonte "ndërprerje urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive", por ajo formulë u zvogëlua në tekstin e ri të propozimit të dorëzuar ditën e martë.

Tani "bën thirrje në një ndërprerje urgjente të armiqësive që të mundësohet qasje humanitare e sigurt dhe pa ndërprerë dhe hapa urgjent drejt ndërprerjes së qëndrueshme të armiqësive". Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraprakisht u kundërshtuan në përmendjen e "ndërprerjes së armiqësive".

Propozimi, gjithashtu, i bën thirrje KB-së të vendosin mekanizëm për ndjekjen e dërgesës së ndihmës. Siç është cituar, kjo mund të jetë problematike pasi anashkalon inspektimin izraelit të dërgesave me ndihmë që hyjnë në Gaza.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Xhon Kirbi, të martën pasdite, kur votimi ende ishte caktuar për në orën 17, deklaroi se ende punojnë në modalitetet e rezolutës.

"Për ne është e rëndësishme që pjesa tjetër e botës të kuptojë se ç'farë është në rrezik këtu dhe ç'farë bëri Hamasi më 7 tetor dhe si Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga këto kërcënime", tha Kirbi. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR