• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sërish shtyhet debati i amendamenteve për Propozim-rregulloren e Kuvendit

Sërish shtyhet debati i amendamenteve për Propozim-rregulloren e Kuvendit

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Debati i amendamenteve për Propozim-rregulloren e Kuvendit në Komisionin për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit është shtyrë për në orën 16.

Deputetët e të Majtës për  MIA-n informojnë se bisedat me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi janë në vijim. Për Propozim-rregulloren ata dorëzuan rreth 1850 amendamente, ndërsa amendamente tjera ka edhe nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Konsultimet ndërmjet grupeve të deputetëve dhe deputetëve të së Majtës për amendamentet filluan të enjten, ndërsa për to bisedohet edhe gjatë ditës së sotme. Edhe pse është anuluar seanca, nga Kuvendi thonë se është e pasigurt nëse deri në fund të ditës do të fillojë seanca e Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit.

E majta, edhe më tutje nuk zbulon se përse janë dorëzuar kaq shumë amendamente, por vendimtaret janë, siç thonë, për "filibastering", për dygjuhësi në Kuvend dhe për verifikimin e mandateve.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi, paraprakisht në brifing me gazetarët shprehu pritje se Rregullorja e re do të dorëzohet me konsensus dhe se me siguri do të vihet në rend dite të seancës së re të caktuar për më 2 nëntor.

Rregullorja do të zbatohet nga fillimi i mandatit të ri kuvendor. Për herë të parë pas tij do të veprojë kryetari aktual i Kuvendit Xhaferi me thirrjen e seancës konstituive në përbërjen e ardhshme parlamentare. Risi është se kjo seancë nuk do të mund të zgjasë më shumë se tre ditë.

Propozim-rregullorja e re e Kuvendit është rezultat i bisedave pesë vjeçare ndërmjet grupeve të deputetëve nga ky mandat dhe ai i kaluar të cilat filluan në suaza të procesit Zhan Mone me ndërmjetësim të disa eurodeputetëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR