• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së shpejti numër identifikues për Ballkanin e Hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Së shpejti numër identifikues për Ballkanin e Hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për statusin e projektit Ballkani i hapur. Është e obligueshme Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të mundësojë qasje drejt pakos së domosdoshme të të dhënave nga Regjistri qendror i popullatës, për nevojat e shërbimit për gjenerim të numrit identifikues të qytetarit, me qëllim të përmbushjes së plotë të obligimeve të cilat Qeveria i ka ndërmarrë në suaza të nismës Ballkani i Hapur.

Shërbimi për gjenerim të numrit identifikues për Ballkan të Hapur për qytetarët e RMV-së është shërbim i cili është në kompetenca të Ministrisë së Shoqërisë dhe Administratës dhe u dedikohet vetëm qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Numri identifikues për Ballkan të Hapur e gjeneron secilin shtet për qytetarët e vet në mënyrë adekuate. Kur qytetarët dëshirojnë të aplikojnë për Shërbimin për regjistrim në regjistrin e qasjes së lirë drejt trtegut të punës, ata duhet me këtë numër të paralajmërohen në portalin për shërbime elektronike tek shteti në regjistrin e të cilit të qasjes së lirë drejt tregut të punës dëshirojnë të regjistrohen. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR