• e martë, 24 dhjetor 2024

Së shpejti në Shkup një sistem për ndarjen e automjeteve elektrike si pjesë e transportit publik

Së shpejti në Shkup një sistem për ndarjen e automjeteve elektrike si pjesë e transportit publik

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Letër për qëllime për mbështetje të projektit të parë për kar-shering 100 për qind elektrik, përkatësisht sistem për ndarjen e automjeteve elektrike, të kompanisë private sllovene "Avant kar" nënshkruan sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Bëhet fjalë për investim privat të "Avant kar" nga Sllovenia në një sistem për shfrytëzim të përbashkët të automjeteve, ndërsa parashikohet projekti të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup, uljen e rrëmujës në komunikacion dhe zhviillm të zgjidhjeve moderne të transportit. Faza e saj e testimit do të nisë në shkurt, ndërsa në mars do të mund të fillohet me shërbimin e plotë. Për të shfrytëzuar shërbimin do të nevojitet një aplikacion celular përmes të cilit do të gjendet një automjet elektrik i disponueshëm, ndërsa pagesa do të digjitalizohet ose përmes një karte pagesore. Për marrje me qira të një automjeti elektrik do të paguhet për minutë ose kilometar të përshkuar. Në shkurt do të dihet se sa do të kushtojë marrja me qira, por siç thotë pronari i "Avant kar", Matej Çer është më e ulët se shfrytëzimi i një shërbimi taksi dhe do të jetë mesatërisht nga tre deri në gjashtë euro, ndërsa nga qendra e qytetit deri në aeroportin e Shkupit do të jetë nga 10 deri 15 euro. Siç paralajmëroi Çer, tashmë janë përgatitur 100 automjete elektrike për Shkup.

Gazi Baba, Aerodromi dhe Çairi do të jetë komunat pilot ku do të vendoset infrastruktura për mbushjen e automjeteve elektrike, ndërsa sipas ministres Bozinovska, mbushësit do të furnizohen ekskluzivisht nga energjia elektrike e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme.

Ajo theksoi se është për t'u përshëndetur çdo nismë që kontribuon në ndryshimin e së tashmes për mirë.

"Kjo marrëveshje përfaqëson një partneritet të ndërtuar në inovacion, veprim dhe besim të përbashkët se institucionet publike dhe kompanitë private mund të arrijnë rezultate të mëdha së bashku. Avant kar tashmë e ka dëshmuar potencialin transformues të projekteve të saj në Lubjanë, Dubrovnik, Zagreb dhe Vjenë. Sistemi i tyre i ndarjes se automjeteve elektrike e ka reduktuar dukshëm rrëmujën në komunikacin dhe e ka përmirësuar cilësinë e ajrit. Infrastruktura e tyre inovative për mbushje e furnizuar me energji të ripërtrishme ka vendosur bençmark për zgjidhje për lëvizshmëri të gjelbër", tha Bozhinovska.

Ajo theksoi se sistemi për ndarje të automjeteve elektrike nuk është vetëm mënyrë moderne e transportit, por edhe një dëshmi e ambicieve tona për të përafruar teknologjinë me qëndrueshmërinë.

"Me nisma të tilla dërgojmë një mesazh të qartë - Maqedonia është një vend që e vlerëson të ardhmen e saj dhe merr masa për ta siguruar atë. I tregojmë sektorit privat se ky është një vend ku risitë kanë sukses, dhe investimet sjellin rezultate të qëndrueshme", thekson Bozhinovska.

Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi se Shkupi duhet të bëjë diçka për të rikthyer ajrin e pastër, mjedisin e shëndetshëm jetësor dhe perspektivën e gjelbër, gjëra që i humbi.

 

"Sot po fillojmë diçka që shpresojmë se do të lërë rrugë më të pastra, qytetarë më të shëndetshëm dhe të ardhme të ndritur për Shkupin. Nënshkrimi i letrës së qëllimit përfaqëson një veprim konkret dhe të dukshëm për zgjidhjen e një prej sfidave më urgjente me të cilat përballemi, ndotjen e ajrit. Kjo paraqet një mundësi për një Shkup më të shëndetshëm dhe më ekologjik", theksoi Mexhiti.

Qëllimi është, shtoi, që të ndikohet drejtpërdrejt në uljen e emetimeve  CO2 dhe ndotjes, që është prioritet edhe i MMJPH-së, si dhe t'u jepet qytetarëve mundësi për transport më ekonomik.

"Si ministri detyra jonë është të mbështesim zgjidhje të tilla inovative që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në mjedisin jetësor. Ky projekt është dëshmi se mund të krijohen mjedise urbane më të shëndetshme përmes mbështetjes publike dhe nismave private", tha Mexhiti dhe shtoi se beson se ndarja e automjeteve elektrike do të jetë model për qytetet e tjera të vendit dhe do të kontribuojë në uljen e rrëmujës në komunikacion. 

 

Kompania "Avant kar" është e pranishme në treg për më shumë se 20 vite dhe punon në Slloveni, Kroaci dhe Austri. Filloi me lëvizjen elektrike 12 vjet më parë dhe aktualisht ka më shumë se 10,000 automjete elektrike. Me kar-shering filloi në vitin 2016 në Lubjanë ku tani është pjesë e transportit publik dhe përdoret nga të gjitha shtresat e komunitetit. ls/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR