• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Së shpejti do të japim qëndrim konkret për propozimin e Filipçes për seancë të mbyllur mbi hapat e ardhshëm për procesin eurointegrues, paralajmëron Mickoski

Së shpejti do të japim qëndrim konkret për propozimin e Filipçes për seancë të mbyllur mbi hapat e ardhshëm për procesin eurointegrues, paralajmëron Mickoski

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se do të analizojë propozimin e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe për mbajtjen e seancës së mbyllur për hapat e ardhshëm për procesin e eurointegrimeve dhe se së shpejti nga sot do të japë qëndrim konkret lidhur me këtë propozim.

"Patjetër dhe Venko Filipçe diçka të thotë. Tani ai zgjodhi ta thoshte. Ne rregull është, do ta analizojmë këtë propozim të z. Filipçe dhe së shpejti nga sot do të japim një qëndrim konkret lidhur me këtë propozim të tij", deklaroi Mickoski i cili së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majorin Sashko Lafçinski, ambasadoren amerikane Anxhela Ageler dhe gjeneralët e Armatës, morën pjesë në stërvitjen metodike-treguese në poligonin e Armatës "Krivollak".

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, dje i ka bërë thirrje kryeministrit Mickoski që të mbajë seancë të mbyllur për hapat e ardhshëm të procesit për eurointegrimet. Përderisa nuk e bën këtë, atëherë, siç tha Filipçe në paraqitjen e mbrëmshme në emisionin "Klik plus" në televizionin 21, LSDM-ja si grup parlamentar në Kuvend do të iniciojë seancë të mbyllur në të cilën VMRO DPMNE-ja dhe gjithë shumica qeveritare duhet të sqarojë nëse ka një plan për vazhdimin e procesit të eurointegrimeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s 



 

QËNDRONI TË LIDHUR