• e shtunë, 23 nëntor 2024

Së shpejti ankand elektronik publik për pronën e konfiskuar të Mijallkovit

Së shpejti ankand elektronik publik për pronën e konfiskuar të Mijallkovit

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar, Driton Nebiu informoi se prona e konfiskuar e ish drejotrit të DSK-së, Sasho Mijalkov për kohë të shkurtë do të publikohet në ankand elektronik publik, të cilin Agjencia do ta përpunojë në pajtim me ligjin dhe me pëlqim të Qeverisë. Ai, në llogardhënien për 100 ditë punë, paralajmëroi edhe ndryshime drastike, posaçërisht në menaxhimin me depotë Idrizovë, Tetovë, Milladinovc dhe Gjevgjeli. 

Nebiu thotë se për disa "rastet mjaftë aktuale për konfiskim", menjëherë ka ndërmarrë iniciativa me përkrahje dhe bashkëpunim nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe janë ndërmarrë aktivitete për publikimin e tyre dhe kryerjen sa më të shpejtë. Ai i potencoi rastet "Perandoria" lidhur me pronën e Sasho Mijallkovit, "Trust" ose i njohur mes popullit si "Transmet" dhe "Stanet", ose i njohur si Isnifaris Xhemaili.

Drejtori i Agjenciaë për pronë të konfiskuar paralajmëroi se do të investojë përpjekje maksimale për përmirësimin e kushteve për punë në Agjencinë për digjitalizimin e saj, me çka do të bëhej funksionim më i mirë dhe menaxhim më i lehtë.

Një pjesë të pronës së konfiskuar, Agjencia e ka donuar në shkolla dhe institucione.

"Do të punojë edhe në projekte tjera për donacionin e sendeve, pajisjes dhe mallrave të konfiskuara në shtet, me qëllim që ato të kenë dobi, si shoqëria, ashtu edhe instituciuonet publike. Në afat prej një muaji do të vijojë edhe donacioni tjetër, i cili do të shpërndahet në Komunën e Strugës, Gostivarit, Dollnenit, Shuto Orizarës dhe Çashkës. Nuk do të ndalem këtu, do të vazhdojë të jap donacione në çdo komunë të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thotë Nebiu. bsh/

Foto: Agjencia për pronë të konfiskuar

QËNDRONI TË LIDHUR