• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së pari votimi i Qeverisë së re, pastaj konsultime për ndryshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale, paralajmëron Mickoski

Së pari votimi i Qeverisë së re, pastaj konsultime për ndryshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale, paralajmëron Mickoski

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar Hristijan Mickoski sot deklaroi se pas votimit të qeverisë së re do të fokusohet ndër të tjera edhe në çështjen e ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisje lokale, pasi disa kryetarë bashkie do të bëhen ministra në qeverinë e tij. Mickoski tha se është më mirë të zgjidhet kjo në mënyrë elegante se sa të shpenzohen paratë e popullit.

"Sa i përket ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisje lokale, pres së pari të kalojë zgjedhja e Qeverisë së re, pastaj mund të dëgjojmë edhe mendimet e ekspertëve, dëgjuat se ka ekspertë që thonë se ky ligj ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Unë them se do të doja t'i dëgjoja mendimet e tyre, ato mendime të përfshihen në këtë ligj, të mos ketë dyshime në opinion se ky ligj mund të jetë antikushtetues dhe sapo të krijohen kushtet të gjendet në procedurë parlamentare", tha Mickoski.

Mandatari thotë se nuk dëshiron që paratë e qytetarëve të shpenzohen për zgjedhje plotësuese.

"Dhe ndoshta është në interesin tonë që të kemi zgjedhje dhe të konfirmojmë edhe një herë dhe të dëshmojmë se VMRO-DPMNE është forca më e madhe politike në Maqedoni. Por, pse të shpenzojmë miliona para të popullit kur mund ta zgjidhim në mënyrë elegante", ka thënë Mickoski i cili ka qenë në Tetovë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR