• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Së paku 40 viktima nga moti i lig në Afganistan

Së paku 40 viktima nga moti i lig në Afganistan

Xhalalabad, 16 korrik 2024 (MIA) - Së paku 40 persona e humbën jetën, ndërsa 347 janë lënduar nga moti i lig që dje e goditi provincën Nangarhar në Afganistanin lindor, kumtoi Ministria afgane e Shëndetësisë.

Zëdhënësi i minsitrisë, Sharafat Zaman deklaroi se numri i viktimave pritet të rritet përderisa vazhdojnë përpjekjet për kërkim dhe shpëtim.

Moti i lig, i cili solli reshje të fuqishme të shiut, e goditi qytetin Xhalalabad, rajonet Surh Rod, Bati Kot dhe Behsud. Autoritetet lokale paraqitën dëm të madh të shtëpive dhe një familje 11-anëtarëshe e ngujuar nën rrënojat në një incident në rajonin Surk Rod.

Agjencitë qeveritare po tentojnë të organizojnë shpëtim dhe të ofrojnë ndihmë. Janë mbajtur takime urgjente me organizata humanitare në mëynrë që të kërkohet ndihmë shtesë. Moti i lig jo vetëm që rezultoi me viktima, por e shkatëroi infrastrukturën e rajonit, duke rrëzuar rreth 60 shtylla të energjisë elektrike, duke lënë shumë rajone pa rrymë.

Raportet lokale, gjithashtu, tregojnë për dëmtime të drinjve, kulturave bujqësore, sistemeve të telekomunikimit dhe projekteve infrastrukturore.

Nangarhar po përballet me proces të gjatë dhe të rëndë të rikuperimit. Afganistani i nënshtrohet situatave ekstreme të motit siç janë vërshimet dhe thatësia.

Sipas organizatave të KB-së, Afganistani është vendi i gjashtë më i rrezikuar në botë nga ndryshimet klimatike. Pas dekadave të luftëtave dhe konflikteve, vendi nuk është mirë i prëgatitur për përballje me pasojat nga ndryshimet klimatike. vendi akoma po rikuperohet nga tërmetet e shpeshta paraprkaisht këtë vit dhe vërshimet e mëdha në mars. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR