• e enjte, 26 dhjetor 2024

SÇE: Në skrining agjendë sot dhe nesër skrining takimi dypalësh për Kapitullin 22

SÇE: Në skrining agjendë sot dhe nesër skrining takimi dypalësh për Kapitullin 22

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Në Bruksel sot filloi skriningu dypalësh për Kapitullin 22, "Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore", e cila është pjesë e Klasterit 5, "Resurset, Bujqësia dhe Kohezioni", që përfshin rregullore lidhur me planifikimin dhe zbatimin e politikës së kohezionit të Bashkimit Evropian dhe përdorimin e Fondeve strukturore dhe investuese evropiane.

Siç njoftojnë nga SÇE, para ekspertëve të Komisionit Evropian nga Drejtoria për politika rajonale dhe urbane, Drejtoria për punësim, çështje sociale dhe gjithëpërfshirje dhe nga Drejtoria për zgjerim, Zëvendës Kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu Halili tha se institucionet tona e dinë se tani është e rëndësishme të vendoset sistem për menaxhimin e mjeteve respektivisht programe, për të siguruar përdorimin efektiv, efikas dhe përdorim të dukshëm të fondeve të BE-së për qëllime të realizimit të zhvillimit ekonomik dhe social si shtet anëtar i BE-së.

“Duke filluar me kapacitet shumë modest, por me angazhimin e vizionarëve në disa institucione, ndër vite është investuar në ndërtimin e njohurive dhe aftësive të strukturave IPA-s, në të gjithë administratën. Sot kemi administratë moderne pothuajse në të gjitha ministritë që punojnë çdo ditë për zbatimin e politikave dhe projekteve të BE-së. Në periudhën e ardhshme, të gjitha përpjekjet tona nacionale do t'i përkushtohen anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian. Për këtë sfidë, njohuritë dhe kapacitetet e të gjithë ekspertëve dhe strukturave të trajnuara dhe të kualifikuara të BE-së do të përdoren dhe do të shpërndahen në të gjithë administratën tonë”, tha Abdiu Halili.

Delegacioni i Maqedonisë përbëhet nga përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë së Financave, të Ekonomisë, të Vetëqeverisjes Lokale, të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të Punës dhe Politikës Sociale, Entit Shtetëror për Revizion, Autoritetit të Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderuese, Byroja për Prokurim Publik, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Entit Shtetëror për Statistikë, Qendrën për Menaxhimin e Krizave, Sekretariati i Përgjithshëm, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Nesër vazhdon skrining takimi bilateral për Kapitullin 22, ku do të prezantohet se çfarë progresi kemi arritur dhe çfarë po bëjmë për përforcimin e menaxhimit financiar dhe kapaciteteve administrative, si dhe rezultatet e angazhimit të deritanishëm për transparencë, dukshmëri, të institucioneve të Maqedonisë.

"Republika e Maqedonisë së Veriut ka më shumë se 15 vite përvojë në zbatimin e ndihmës para-aderuese të BE-së. Duke filluar nga viti 2007 kur u vendosën strukturat në nivel nacional dhe më pas në vitin 2009/2010 kur u dha akreditimi i autoriteteve nacionale për menaxhim me katër prej pesë komponentëve të IPA-s, Republika e Maqedonisë së Veriut filloi të zbatojë rregullat dhe rregulloret e BE-së në këtë fushë", informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane. qa

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR