• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SÇE: Në Bruksel vazhdon skriningu bilateral për “Konkurencë”

SÇE: Në Bruksel vazhdon skriningu bilateral për “Konkurencë”

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Sekretariati për çështje evropiane informoi se sot në Bruksel vazhdoi skriningu bilateral për Kapitullin 8: “Politika e konkurrencës”, që është i kapitull i fundit në agjendën e skriningut bilateral pjesë e Klasterit 2 “Tregu i brendshëm”.

Prezantime përpara ekspertëve të Komisionit Evropian kishin përfaqësues nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës në tema si që janë korniza ligjore mbi bashkimet e shoqërive dhe  kompanive (mergers) si dhe rregullat dhe ligjet mbi ndihmën shtetërore.

"Maqedonia e Veriut për më shumë se 20 vite  zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe në shumë raste kemi qenë dëshmitarë se Komisioni Evropian i kushton vëmendje të veçantë politikës së konkurrencës si një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të vështirë që rregullon tregun e brendshëm të BE-së. Politika e konkurrencës së BE-së synon krijimin e një tregu të brendshëm, ku operatorët ekonomikë konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin. E drejta evropiane në këtë fushë përfshin si konkurrencën apo rregullat që zbatohen për shoqëritë tregtare, po ashtu dhe politikat e kontrollit të ndihmës shtetërore. Në këtë kapitull përfshihen edhe rregulla dhe procedura për të luftuar sjelljen anti-konkurruese nga shoqëritë tregtare si që janë marrëveshjet kufizuese mes shoqërive dhe abuzimit të pozitës dominuese në treg apo monopolist", thuhet në kumtesën e SÇE-së.

Rregullat e konkurrencës zbatohen njëlloj dhe në të njëjtën mënyrë për të gjithë pjesëmarrësit në treg dhe detyra e tyre është të mundësojnë një funksionim më të mirë të tregut i cili do të sigurojë një furnizim më të madh të mallrave dhe shërbimeve me çmime sa më të favorshme.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut e kryeson zëvendës kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane Drita Abdiu-Halili. Skrining takimi bilateral për këtë kapitull filloi të premten, 10 mars dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Duke filluar nga dita e mërkurë, më datë 15 fillon skriningu shpjegues për kapitujt 14 – Politika e transportit, 15 – Energjetika, 21 – Rrjetet trans evropiane dhe 27 - Ambienti jetësor dhe ndryshimet klimatike që janë pjesë e klasterit 5, "Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme". bsh/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR