• e enjte, 26 dhjetor 2024

SÇE i ka filluar konsultimet me organizatat e shoqërisë civile për përgatitjen e udhërrëfyesve

SÇE i ka filluar konsultimet me organizatat e shoqërisë civile për përgatitjen e udhërrëfyesve

 Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Kontributi i sektorit civil është kyç për përparim të suksesshëm në procesin e integrimeve evropiane. Sot i filluam konsultimet me organizatat e shoqërisë civile për përgatitjen e dokumenteve strategjike që nevojiten për hapjen e Klasterit të parë - Udhërrëfyesit,  me qëllim që mënyrë cilësore dhe në kohë t'u përgjigjemi kërkesave të BE-së,  informoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

 

Ai në një postim në Fejsbuk thekson se kontributi i sektorit civil është më i rëndësishëm për shkak të njohurive që kanë, ekspertiza dhe aftësitë shumëvjeçare me të cilat disponojnë në fushat kyçe të Udhërrëfyesve.

 "Proceset reformuese nëpër të cilat po kalojmë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian kërkojnë një mjedis stimulues për veprim dhe përfshirje të plotë të shoqërisë civile në krijimin e politikave publike. Organizatat civile mbeten partner i fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane dhe si një nga aktorët kyç në procesin e demokratizimit të shoqërisë së Maqedonisë së Veriut mbeten aktive deri në përmbushjen e qëllimit strategjik të shtetit, që është anëtarësimi në BE", shkruan Mariçiqi.

 Foto: FB Mariçiq

 

QËNDRONI TË LIDHUR