Rute: Me rëndësi është që Putini të mos i arrijë qëllimet e tij në Ukrainë
- Presidenti rus Vlladimir Putin nuk duhet të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, me rastin e njëmijë ditëve nga fillimi i ofensivës ruse.
- Post By Fami Bajrami
- 15:30, 19 nëntor, 2024
Bruksel, 19 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin nuk duhet të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, me rastin e njëmijë ditëve nga fillimi i ofensivës ruse.
"Pse është kyçe që Putini të mos e arrijë qëllimin e tij? Sepse në të kundërtën, ne do të kemi një Rusi të fortë në kufirin tonë e cila do të fitojë më shumë fuqi dhe kapacitet për të ndërhyrë", tha Rute pas arritjes në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
Ai shtoi se është "absolutisht i bindur se Rusia nuk do të ndalet këtu".
"Rusia paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për të gjithë ne në Perëndim", theksoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s. rq/
Foto: EPA