• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rute konfirmon se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi që të luftojnë kundër Ukrainës

Rute konfirmon se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi që të luftojnë kundër Ukrainës

Bruksel, 28 tetor 2024 (MIA) - Mund të konfirmoj se ushtarët e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, ndërsa disa prej tyre janë të stacionuar në rajonin e Kurskut, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute pas takimit të përbashkët të Këshillit Veriatlantik dhe përfaqësuesve të ministrive të inteligjencës dhe mbrojtjes të Koresë së Jugut në selinë e aleancës në Bruksel.

Rute i përshkroi këto aksione si "përshkallëzim të rëndësishëm" të luftës në Ukrainë dhe në emër të NATO-s ata bënë thirrje që menjëherë të ndalojnë.

Sipas tij, thellimi i lidhjeve midis Moskës dhe Phenianit është një kërcënim për sigurinë.

"Pheniani i ka dorëzuar palës ruse miliona copë municione dhe po mbështet konfliktin në zemër të Evropës, ndërsa me atë ka rrezikuar paqen botërore", theksoi Rute.

Sipas tij, dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në Kursuk tregon "dëshpërimin në rritje" të presidentit rus Vlladimir Putin. Rreth 600.000 ushtarë rusë janë plagosur ose vrarë nga fillimi i invazionit të Ukrainës, ndërsa Rusia nuk mund të vazhdojë luftën pa mbështetjen e jashtme, ka thënë Rute. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR