• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: Është më mirë që vendet që sigurojnë armë në Ukrainë që të mos vendosin për forcat e Kievit si ta përdorin

Rute: Është më mirë që vendet që sigurojnë armë në Ukrainë që të mos vendosin për forcat e Kievit si ta përdorin

Bruksel, 19 nëntor 2024 (MIA) - Është më mirë që vendet që sigurojnë armë për Ukrainën të mos vendosin kufizime për atë se si forcat e Kievit mund ta përdorin, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, gjatë arritjes në takimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

"Çdo aleat merr vendime për këtë çështje në mënyrë të pavarur", shtoi ai.

"Sot bisedojmë se si Ukraina mund të fitojë - për këtë nevojiten më shumë para dhe ndihmë", theksoi Rute.

Sipas tij, kjo është ende e nevojshme pas përfshirjes së ushtarëve koreanoveriorë në veprimet luftarake të palës ruse dhe mbështetjes së Moskës nga Kina dhe Irani.

Sipas Rutes, presidenti rus Vladimir Putin po ia kthen Phenianit borxhin duke ofruar teknologji raketore dhe kjo përbën një kërcënim vdekjeprurës jo vetëm për Evropën, por edhe për Korenë e Jugut, Japoninë dhe SHBA-në.

"Duhet të rrisim prodhimin ushtarak, NATO-ja dhe BE-ja po bashkëpunojnë ngushtë për këtë, dy për qind e shpenzimeve të BPV-së për mbrojtje dhe parandalim nuk mjaftojnë. Planet e Putinit nuk duhet të kenë sukses, Ukraina duhet të mbizotërojë", përmblodhi Rute me rastin e 1.000 vjetorit të fillimit të pushtimit ushtarak rus në tokën ukrainase. mb/

Foto: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR