• e premte, 27 dhjetor 2024

Rustemi: Raportet e FIDIK-ut dhe ESHR-së do të jenë në seancë të qeverisë dhe do të na japin përgjigje si të vazhdohet me kontraktorin e autostradës Kërçovë-Ohër

Rustemi: Raportet e FIDIK-ut dhe ESHR-së do të jenë në seancë të qeverisë dhe do të na japin përgjigje  si të vazhdohet me kontraktorin e autostradës Kërçovë-Ohër

 Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA)  -  Raportet e ekspertit të FIDIK-ut dhe Entit Shtetëror për Revizion do të jenë në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe ato duhet ta japin përgjigjen çfarë më tej me ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër,  bëri të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi sonte në llogaridhënien për atë që është realizuar këtë vit.

Ai në një deklaratë për media tha se eksperti i FIDIK-ut që e kanë angazhuar ka paraqitur një raport me tre opsione – të vazhdohet marrëveshja me kontraktorin "Sinohidro", marrëveshja të vazhdojë me penalitete apo ndërprerjen e marrëveshjes. 

 "Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë dorëzuar në raportin të cilin së bashku me raportin e Entit Shtetëror për Revizion e kemi dorëzuar në Qeveri dhe, me siguri  në seancën e ardhshme Qeveria do t'i shqyrtojë. Ne do të jemi të pranishëm, do t'i shpjegojmë të gjitha ato opsione që kemi nga eksperti i FIDIK-ut që do të jetë në seancë. Pas seancës së Qeverisë do të dimë se si do të vazhdojmë më tej me kontraktorin "Sinohidro", deklaroi Rustemi.

 Edhe krahas  të gjitha përpjekjeve dhe angazhimeve të tyre ndaj kontraktorit të ndërtimit të autostradës Kërçovë - Ohër, përfundimi i projektit u prolongua, siç tha, "për shkak të shfaqjes së rrëshqitjeve të reja dhe shembjes së shpateve" dhe janë në një fazë ku ata kanë nevojë për ndihmën e ekspertëve.

"Kjo pjesë e rëndësishme e Korridorit 8 duhet të realizohet dhe të përfundohet,  ndërsa problemi i një dekade të zgjidhet. Edhe opinioni ekspert edhe Enti Shtetëror për Revizion pajtohen se projekti Kërçovë - Ohër është rezultat projektimit dhe fillimit të keq, gjegjësisht shembull tipik se si nuk duhet të fillohet me realizimin e një projekti shumë shpejt", tha drejtori i NP për Rrugë Shtetërore. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR