• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rusia pohon se Ukraina ka shtënë gjashtë raketa amerikane ATAKMS ndaj rajonit Bërjansk, Moska ka rrëzuar pesë prej tyre

Rusia pohon se Ukraina ka shtënë gjashtë raketa amerikane ATAKMS ndaj rajonit Bërjansk, Moska ka rrëzuar pesë prej tyre

Moskë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Rusisë sot kumtoi se Ukraina ka gjuajtur gjashtë raketa balistike amerikane "ATAKMS" (ATCMS) ndaj rajonit rus, Bërjansk, i cili gjendet 400 kilometra në jug të Moskës.

Në kumtesë, Ministria njoftoi se "sistemi raketor rus 'Pancir' mbrëmë ka rrëzuar pesë raketa, ndërsa një u dëmtua".

Pjesë të raketës kanë rënë në rajonin e një objekti ushtarak, kumtoi Ministria, pa saktësuar se për cilin objekt bëhet fjalë.

Ky publikim vijon dy ditë pas vendimit të Uashingtonit që ta heqë ndalesën për Ukrainën për përdorimin e raketave amerikane me rreze veprimi të gjatë për sulme ndaj objektivave në Rusi.

"Do të vazhdojmë me shkatërrimin e depove me armë të forcave okupatore ruse, me qëllim që t'i jepet fund pushtimit të armatosur rus ndaj Ukrainës" thuhet në kumtesën e Shtatmadhorisë ukrainase. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR