• e martë, 24 shtator 2024

Rusia pohon se 56 civilë janë vrarë në ofensivën e Ukrainës në rajonin Kursk

Rusia pohon se 56 civilë janë vrarë në ofensivën e Ukrainës në rajonin Kursk

Moskë, 23 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 56 civilë janë vrarë, ndërsa 266 janë plagosur gjatë "pushtimit shtatëjavor" të Ukrainës në rajonin perëndimor Kursk në Rusi, kumtoi sot i Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Kievi e filloi ofensivën tejkufitare më 6 gusht, më shumë se dy vite prej se Moska dërgoi dhjetëra mijë ushtarë në Ukrainë, ndërsa forcat ukrainase ende janë të pranishme në rajonin Kursk.

Paraprakisht, Ministria ruse e Punëve të Jashtme e vlerësoi numrin e viktimave në 31 në periudhën deri më 5 shtator. Numri ka të bëjë me periudhën deri më 20 shtator. Ministria kumtoi se 131.000 civilë e kanë braktisur pjesën më të rrezikshme të rajonit, por i akuzoi forcat ukrainase se mbajnë disa civilë kundër vullnetit të tyre, duke përfshirë edhe 70-120 persona në qytetin Suxha.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme, Georgij Tihi, deklaroi se Ukraina i përmbahet të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe nuk shënjestron civilë, duke shtuar se nuk mund t'i konfirmojnë këto informata.

"Duke marrë parasysh historinë e gjatë të numrave të rreme dhe propagandën nga ana Rusisë, thjeshtë nuk ekziston mënyrë për verifikimin e pohimeve të tyre. Nëse Rusia dëshiron ta tregon gjendjen e vërtetë, mund t'u lejojë qasje KB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq", tha ai.  bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR