• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia paralajmëroi përdorimin e mëtejshëm të raketave hipersonike në Ukrainë

Rusia paralajmëroi përdorimin e mëtejshëm të raketave hipersonike në Ukrainë
Moskë, 21 mars 2022 (MIA) - Armata ruse sot njoftoi se do të vazhdojë me shfrytëzimin e raketës së saj më moderne hipersonike për të gjuajtur caqe më të rëndësishme në Ukrainë.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov deklaroi se raketa hipersonike "Kinzhal", e dëshmoi efikasitetin e saj me shkatërrimin e  objekteve speciale të siguruara mirë".
Konashenkov theksoi se raketa "Kinzhal" është përdorur të premten gjatë sulmit të një depoje për raketa në Delijatin,  kur për herë të parë ajo armë e re ishte përdorur në luftë.
Raketa e re është përdorur edhe në sulmin në depon për karburante në Kostijantinovka, në afërsi të portit Mikolaev, gjatë fundjavës.
"Raketat  "Kinzhal" ishin gjuajtur nga largësia më e madhe prej 1.000 kilometra", deklaroi Konashenkov. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR