• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Rusia i fton Armeninë dhe Azerbajxhanin që ta respektojnë armëpushimin

Rusia i fton Armeninë dhe Azerbajxhanin që ta respektojnë armëpushimin
Moskë, 24 pril 2023 (MIA) - Rusia i ka ftuar Armëninë dhe Azerbajxhanin që ta respektojnë marrëveshjen për armëpushim nga viti 2020, duke shprehur "shqetësim serioz" për shkak të eskalimit të tensioneve mes dy vendeve rreth Nagorno Karabahut.
 
Azerbajxhani dje ka vendosur pikë kontrolli në rrugën malore që i ndërlidh Armeninë dhe Nagorno Karabahun të quajtur Korridori Laçino, të cilin Armenia e cilëson si "shkelje të egër" të marrëveshjes për armëpushim të arritur në vitin 2020 me ndërmjetësim të Moskës.
 
Zëdhënësi i kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se "nuk ka alernativë" të marrëveshjes për armëpushim, duke shtuar se Moska ndërmjetëson mes dy palëve.
 
"Rusia i vazhdon kontaktet, situata është vërtetët e rëndë", deklaroi Peskov. mb/
 
Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR