• e premte, 27 dhjetor 2024

Rusia i forcon pozitat e saj në Arktik

Rusia i forcon pozitat e saj në Arktik
Shën Petersburg, 31 korrik 2022 (MIA) – Rusia i forcon pozitat e saj në Arktik si në planin ekonomikisht ashtu edhe në planin ushtarak, thuhet në doktrinën e re detare ruse që sot e nënshkruan presidenti Vladimir Putin me rastin e Ditës së marinës ruse. Arktiku po transformohet në një rajon të konkurrencës ndërkombëtare jo vetëm nga aspekti ekonomik, por edhe nga aspekti ushtarak, sipas doktrinës së nënshkruar nga Putini në Shën Petersburg, ku mbahet parada për Ditën e marinës. Siç shtohet, duke i pasur parasysh këto faktorë, Rusia do t'i forcojë "pozitat e saj udhëheqëse në  dhe pushtimin e Arktikut" dhe depozitat e saj minerale dhe do të sigurojë "stabilitet strategjik" në atë zonë përmes forcimit të potencialit ushtarak të Flotës ruse veriore dhe Flotës së Paqësorit. Rusia në Arktik, gjithashtu dëshiron ta zhvillojë plotësisht Rutën detare, të quajtur Kalimi verilindor, i cili e lidh Evropën me Azinë përgjatë bregdetit rus, me qëllim që ta shndërrojë në "rutë të sigurt dhe konkurruese që do të funksionojë gjatë gjithë vitit" , theksohet në doktrinë. Siç transmeton Beta, në dokumentin prej 55 faqeve dënohet vullneti i SHBA-së për të “dominuar në ujërat botëror” dhe “afrimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s deri në brigjet ruse”, duke vlerësuar se ato janë “kërcënime kryesore" për Rusinë. Moska e konsideron NATO-n, si armikun e saj të vjetër gjatë Luftës së Ftohtë, për kërcënim ekzistencial dhe e arsyeton ofensivën e saj ndaj Ukrainës me ambiciet e Kievit që të bashkohet në Aleancë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR