• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia e heton dëmtimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore si "terrorizëm ndërkombëtar"

Rusia e heton dëmtimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore si
Moskë, 28 shtator 2022 (MIA) – Shërbimi i sigurisë ruse FSB e heton dëmtimin ndaj gazsjellësit "Rrjedha Veriore" nën Detin Baltik si “terrorizëm ndërkombëtar”, njoftuan mediat ruse, duke iu referuar deklaratës nga Prokuroria publike. Derdhja nga gazsjellësi i sasive të mëdha të gazit natyror përmes fundit të Detit Baltik mund të emetojë ndotje të barabartë me një të tretën e emetimeve të përgjithshme vjetore të gazrave të qelqta në Danimarkë, paralajmëroi sot shefi i Agjencisë energjetike daneze, Kristofer Bocau. Ai deklaroi se derdhja e gazit nga tubacionet Rrjedha Veriore 1 dhe 2 arrin afërsisht 32 për qind të emetimeve vjetore të dioksidit të karbonit në Danimarkë. Emetimet e CO2 në Danimarkë në vitin 2020 vlerësohen në 45 milionë tonë "Derisa ka gaz në tubacion, është rrezik të jesh atje", tha Botcau, por nuk tha kur do të mund të inspektohet gjendja e tubave, për të cilët tha se janë bërë prej çeliku me trashësi prej 12 centimetrave dhe të mbështjellë me beton. Tubacionet shtrihen relativisht në pjesën e cekët në fund të detit, në thellësi prej 70 deri në 90 metra. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR