• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rusia e bllokoi Viberin

Rusia e bllokoi Viberin

Moskë, 14 dhjetor 2024 (MIA) – Autoritetet ruse i bllokuan shërbimet e aplikacionit Viber sepse operatori dyshohet se shkel ligjin, njoftoi rregullatori rus i telekomunikacionit Roskomnadzor. Sipas rregullatorit rus, aplikacioni, në pronësi të kompanisë shumëkombëshe japoneze Rakuten, shfrytëzohej për qëllime terroriste dhe ekstremiste, për shitje të drogës dhe përhapje të dezinformatave, transmeton Hina. 

Prokurorët e hetuan Viberin për përhapje të “informacioneve për destabilizim  të rendit politik dhe shoqëror në Rusi”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. 

Viberi deri më tani nuk e komentoi bllokadën. 

Që nga viti 2018, operatorët e platformave të komunikimit në Rusi duhet t’i grumbullojnë të dhënat private të shfrytëzuesve siç janë thirrjet, porositë, fotografitë dhe videot dhe tua dorëzojnë shërbimeve të inteligjencës nëse u kërkohen. 

Autoritetet ruse edhe më shumë e fuqizuan censurën në vend që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës. Viberi ishte dënuar vitin e kaluar për kinse diskreditim të forcave të armatosura ruse me atë që nuk i ka fshirë informacionet për luftën siç ka urdhëruar Vladimir Putini. 

Rusia tashmë ka bllokuar aplikacione të famshme për porosi dhe rrjete sociale. LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Signal nuk mund të shfrytëzohen në Rusi pa VPN (rrjet privat virtual). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR