• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer të burgosur ushtarakë

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer të burgosur ushtarakë

Kiev, 10 prill 2023 (MIA) - Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer numër të madh të burgosurve ushtarakë, pasi Moska u pajtua të lirojë 100 ukrainas për 106 rusë.

Andrij Jermak, shef i zyres së Vollodimir Zelenski në Telegram publikoi se mes të burgosurve të liruar ushtarakë ukrainas, ka edhe mbrojtës të Mariupoljit dhe fabrikës Azovstal.

MInistria ruse e Mbrojtjes kumtoi se ushtarët e robëruar janë këmbyer pas negociatave. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR