• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rusi: NATO dëshiron vazhdim të luftës

Rusi: NATO dëshiron vazhdim të luftës
Moskë, 24 mars 2022 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka reaguar në Samitin e sotëm të NATO-s. Në kumtesë thuhet se vendimi për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës tregon se Aleanca dëshiron të vazhdojë konfliktin. “Vendimi i Perëndimit për të dërguar armë e ka shtyrë qeverinë ukrainase të përdorë forcë kundër enklavave separatiste, të cilët kanë mbështetje nga Rusia në Ukrainën lindore”, theksoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Rusia paraprakisht deklaroi se njerëzit në rajonet separatiste po përballen me gjenocid. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR