• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rune ka ripërtërirë bashkëpunimin me Muratoglun

Rune ka ripërtërirë  bashkëpunimin me Muratoglun

Londër, 22 shkurt 2024 (MIA) - Tenisti i renditur i shtatë në listën e ATP-së, 20-vjeçari danez Holger Rune, ka ripërtërirë bashkëpunimin me ish-trajnerin e tij Patrik Muratoglu, pasi nga shtabi i tij profesional muajin e kaluar, pas angazhimit kartërmujor, kanë larguar Boris Bekerin dhe selektorin  zviceran Dejvid kup  Severin Lueti.

"Ndonjëherë ju duhet të provoni gjëra të ndryshme për të  kuptuar çfarë më shumë të përgjigjet. Muajve të kaluar kam mësuar shumë   për atë çfarë është me rëndësi për mua. Me Patrikun kam arritur disa nga arritjet e mia më të mëdha dhe besoj se ai mund të më ndihmojë t'i realizoj qëllimet e mia”, tha Rune përmes rrjetit social Iks.

 Me Patrikun në shtabin çrofesional  Rune para 15 muajve fitoi titullin prestigjioz Paris Masters 1000, duke e kapërcyer  në finale tenistin më të suksesshëm të të gjitha kohërave Novak Gjokoviq.

Muratoglu, nga ana e tij, deklaroi se ishte i emocionuar nga kthimi në taborin e Runes.

"Njihemi  kur ai ishte 13 vjeç dhe gjithmonë kam besuar në aftësitë e tij”, deklaroi Muratoglu. rq/

Foto: Fejsbuk 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR