Rryma nuk do të shtrenjtohet, KRRE do ta ketë fjalën e fundit për çmimin, thotë Bekteshi
- Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) do ta ketë fjalën e fundit lidhur me caktimin e çmimit të rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në pajtim me paragrafin 5 të nenit 10 të Ligjit për energjetikë sepse do të bëjë mbikëqyrje dhe do të konstatojë nëse mënyra e përllogaritjes në pajtim me sistemin tarifor është bërë në mënyrë korrekte, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:20, 23 nëntor, 2023
Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) do ta ketë fjalën e fundit lidhur me caktimin e çmimit të rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në pajtim me paragrafin 5 të nenit 10 të Ligjit për energjetikë sepse do të bëjë mbikëqyrje dhe do të konstatojë nëse mënyra e përllogaritjes në pajtim me sistemin tarifor është bërë në mënyrë korrekte, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Pas deklaratës së djeshme të kreut të KRRE-së se vendimin e ri për çmimin e rrymës do ta caktojë dhe do ta thotë EVN Houm, furnizuesi universal aktual, ndërsa KRRE do ta kontrollojë, Bekteshi tha se ingerencat e EVN Houm "më tepër janë procedurale dhe teknike".
"Në vend se përllogaritje të bëjë KRRE-ja, ata do t'i bëjnë përllogaritjet e veta dhe do t'ia parashtrojnë KRRE-së ku ata duhet t'i vërtetojnë ose, ndërkaq, mund t'i refuzojnë", tha Bekteshi në pyetjen e gazetarëve pas pjesëmarrjes në Samitin për sipërmarrësi të grave.
Theksoi se sipas Ministrisë së Ekonomisë si institucion kompetent për Ligjin për energjetikë dhe interpretim të neneve të tij në këtë rast fjalën e fundit e ka KRRE.
Nëse duhet edhe me shkrim do ta bëjmë atë ndaj KRRE-së sepse mbikëqyrje për atë se si zbatohet Ligji për energjetikë bën Ministria e Ekonomisë, vërejti Bekteshi.
Çmimi i energjisë elektrike, sipas tij, nuk do të rritet, as në blloqe, as në tërësi.
"Për momentin po bëhen analiza nga KRRE dhe institucionet kompetente, në pjesën e blloqeve sepse dëshirojmë sa më shumë t'i mbrojmë kategoritë e ndjeshme të qytetarëve", theksoi Bekteshi.
Afati i funrizuesit universal aktual skadon vitin tjetër, ndërsa procedura për zgjedhje të të riut ka filluar. Sekretariati i përjgithshëm i Qeverisë tashmë ka formuar komision dhe po punohet në specifikimin e dokumentacionit të tenderit, me anëtarë të kyçur nga ana e Akademisë së Maqedonisë së Veriut të shkencave dhe arteve.
Kur caktohet çmimi i energjisë elektrike, theksoi minsitri, në përgjithësi imput më i rëndësishëm është çmimi të cilin EMV-ja do t'ia japë furnizuesit universal, të cilin dy herë në vit e përcakton Qeveria në mbledhje të mbyllur dhe mund të ndikojë se sa do të jetë çmimi i konsumattorëve.
"Me ndryshimet e fundit furnizuesi universal në procedurën e tenderit konkurron për marzhë fitimi të cilin do ta ketë për pesë vitet e ardhshme. Për momentin janë rreth 11 për qind në pajtim me tenderin që ishte para pesë viteve. Në vitin e ardhshëm do të shohim çfarë çmimi do të marrim, jam i bindur se do të jetë nën 11 për qind dhe duke i pasur parasysh të gjitha parametrat hjyrës dhe gjithsesi se furnizimi që bëhet ndaj MEPSO-s në pjesën e humbjeve dhe të shërbimeve sistemore të cilat ata i japin, ndërsa atje duhet energji elektrike ne atje kemi çmim fiks të cilin e ofron EMV, gjithsesi se tërësisht pothuajse ndikimi dp të jetë nga ana e institucioneve shtetërore në pjesën e konnstatimit të çmimit. Ne nuk mund të ndikojmë vetëm në pjesën e marzhës e cila merret në procedurë tët enderit nga furnizuesi universal, nëse do të jetë 10, 11, 12 apo ndërkaq do të jetë 9 apo 8, kjo do të varet nga ofertat të cialt do të merren vitin e ardhshëm në pjesën e furnizuesit universal", dekalroi Bekteshi.
I pyetur nëse ka hapësirë që çmimi i rrymës të ulet nën 53 euro për megavat orë sepse ulen subvencionet në EMV, përsëriti se nuk dëshiron të kumtojë të dhëna para se të sillet vendimi në mbledhje të Qeverisë, por theksoi se çdoherë prioritet do të jenë amvisëritë dhe qytetarët në mënyrë që të mos u rriten shpenzimet.
Shkurtimi i subvencioneve, saktësoi, është që të rritet efikasiteti nga ana e EMV-së për t'i ulur shpenzimet prodhuese të cialt i kishte vitin e kaluar me rritje të çmimit të thëngjillit, të gazit natyror në pjesën e energjisë ngrohëse, të mekanizimit... Në pjesën e subvencioneve të drejtpërdrejta dhe ndihmës që jepet ndaj qytetarëve, ndërkaq, do të ëhet e kundërta edhe nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Ministria e Ekonomisë me atë që dotë zgjerohet përfshirja e kategorive të ndjeshme të qytetarëve të cilët do të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë nga shteti për nevojat për energji elektrike.
Bekteshi përsëriti se ndikimi i taksës bullgare në çmimin e energjisë elektrike pothuajse është zero për shkak se EMV përveç për energji ngrohëse për prodhim të energjisë elektrike nuk përdorë gaz natyror për nevojat në tregun rregullator.
Foto: МIА