• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rryma në bllokun e parë lirohet për 5,16 për qind, shtrenjtohet minimalisht në bllokun e tretë dhe të katërt

Rryma në bllokun e parë lirohet për 5,16 për qind, shtrenjtohet minimalisht në bllokun e tretë dhe të katërt

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Çmimi i rrymës për amvisëri nga 1 janari ulet për 5,16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë dhe për tarifën e lirë mbetet i njëjtë, për bllokun e tretë shtrenjtohet për 2,88, ndërsa për bllokun e katërt 1,86 për qind. Çmimi për çdo bllok është përmbledhje nga çmimi për energjinë aktive elektrike plus.

Siç tha sot se kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski, kjo e mundësoi vendosjen e Kompensimit për qasje deri te rrjeti prej 200 denarëve në muaj. Në të kundërtën, do të ketë shtrenjtim për 3,4 për qind në blloku e parë, për 8,62 për qind në të dytin, për 9,46 në të tretin dhe për 4,92 për qind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë për 15,42 për qind. Në mënyrë shtesë, siç tha, kanë mundësuar zvogëlim të tarrifës së rrjetit për 23 për qind.

"Me konceptin e ri qasje ndaj rrjetit, është bërë përcaktimi korrekt i shpenzimeve për rrjetin mes shfrytëzuesve të rregullt dhe ata konsumatorë, të cilët përkohësisht e shfrytëzojnë objektet. Në momentin kur e kemi implementuar kompensimin për qasje drejt rrjetit jemi prirur para se gjithash në njërën nga vlerat më të rëndësishme themelore të Kushtetutës sonë, kjo është drejtësia sociale. Me vendosjen e kësaj qasje ndaj rrjetit kemi mundësuar që të miratojmë çmime, siç i kemi publikuar", tha Bislimoski në konferencën e sotme për shtyp, duke theksuar se vendimi është në drejtim të mbrojtjes së standardeve të qytetarëve.

Цената на струјата за домаќинствата од 1 јануари се намалува за 5,16 отсто за прв блок, за втор блок и за евтината тарифа останува иста, за трет блок поскапува за 2,88, а за четврт блок за 1,

Ky është vendimi i parë për çmimin që e ka llogaritur dhe e ka publikuar në "Gazetën zyrtare" furnizuesi universal "EVN Houm", ndërsa nën kontroll të KRE-së.  

"Me EVM disa herë kemi mbajtur takime dhe kemi patur vërejtje në një pjesë të caktuar rreth faktorit të korrigjimit. EVN kërkoi që të zbatohet një pjesë më e madhe e faktorit të korrigjimit, i cili duhet të kthehet në periudhën e ardhshme, ndërsa ne këmbëngulim në këtë vendim që faktori i korrigjimit të jetë zero. Në fund koncepti KRE të kryejë kontroll në bartjen e vendimit të "EVN Houm" u tregua i drejtë dhe janë pranuar elaborimet tona në bazë të së cilës u mor vendim për çmimet", tha Bislimoski.

Theksoi se tek 80 për qind e amvisërive tashmë funksionon tarifa e re ditore në periudhën nga ora 13 deri në 15 që është vendosur nga 1 dhjetori i këtij viti.

Në bllokun e parë janë amvisëritë, të ciët shpenzojnë nga 0 deri në 210 kilovat energji elektrike në muaj, në të dytin nga 210 deri në 630, në të tretin nga 630 deri në 1.050 dhe në të katërtin ata që shpenzojnë mbi 1050 kilovat orë në muaj.

Sipas Bislimoskit, diku rreth 80 për qind e amvisërive janë në bllokun e parë dhe të dytë. Ai beson se me vendosjen e tarifës së lirë ditore do të ulet edhe më shumë konsumi nëpër blloqe dhe në kurriz të kësaj do të rritet tarifa e lirë, ku çmimi është dy herë më i lirë se blloku i parë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR