• e premte, 27 dhjetor 2024

Rrymë të subvencionuar kanë kërkuar edhe 21 kompani ushqimore, 17 shkolla dhe tri ndërmarrje komunale

Rrymë të subvencionuar kanë kërkuar edhe 21 kompani ushqimore, 17 shkolla dhe tri ndërmarrje komunale

Shkup, 2 shkurt 2023 (MIA) - Për rrymë me çmim fiks të subvencionuar në SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) janë paraqitur edhe 41 subjekte, tregojnë të dhënat e thirrjes së fundit e cila përfundoi në datën 20 të muajit të kaluar. Janë paraqitur 21 kompani të reja nga sektori ushqimor, 17 shkolla fillore dhe të mesme dhe tri ndërmarrje publike komunale, informoi sot Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikë në Qeveri.

Andonov në konferencë për media theksoi se nuk janë paraqitur edhe 80 shkolla fillore dhe të mesme nga gjithsej 475 në shtet dhe bëri thirrje që të shfrytëzohen mundësitë të cilat i ofron Qeveria. 

Bilanci energjetik për 1 shkurt tregon se prodhimtaria e përgjithshme vendore e energjisë elektrike është 19.172 megavat orë prej të cilave 13.744 janë nga termocentralet, ndërsa 5.428 nga burimet e rinovueshme të energjisë. Me këtë prodhimtari, siç tha Andonov, në tërësi janë përmbushur nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. 

Muajin e kaluar prodhimtaria e përgjithshme vendore e energjisë elektrike ishte 561.350 megavat orë energji elektrike, për 29 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar kur ishte 434.189 megavat orë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR