• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rrustemi: Garantojmë se për katër vite dhe shtatë muaj do të ndërtohen 110 kilometra autostradë në korridoret

Rrustemi: Garantojmë se për katër vite dhe shtatë muaj do të ndërtohen 110 kilometra autostradë në korridoret

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH), Ejup Rrustemi garanton ndërtim të 110 kilometrave të paralajmëruara autostradë në korridoret 8 dhe 10 për katër vite e shtatë muaj, me konceptin e ri dhe për projektim dhe ndërtim të paraparë në Marrëveshjen me konsorciumin "Behtel dhe Enka".

Në pyetjen e gazetarëve, Rrustemi sot përkujtoi se ka ndryshuar modeli për ndërtim të rrugëve për shkak të kohëzgjatjes shumëvjepare të ndërtimit të projekteve kyçe infrastrukturore.

Të gjitha projektet, theksoi Rrustemi, që tnai janë në rrjedhë zgjasin tetë, dhjetë, e më shumë vite. Prandaj si NPRRSH së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve vndosëm ta ndryshojmë konceptin për ndërtim të rrugëve.

"Ai është koncepti i ri që e arritëm me "Behtel dhe Enka" dhe është modifikuar  FIDIK i kuq për ndërtim të shpejtë. Marrëveshja që e nënshkruam ka afat, që do të thotë për katër vite e shtatë muaj do të ndërtojmë 110 kilometra autostradë. Në atë marrëveshje dhe me këtë model si koncept i ri për ndërtim të rrugëve paralelisht zhvillohen t]disa aktivitete. tashmë filluam me hulumtimet gjeomekanike, po zhvillohet edhe përgatitja e elaborateve për eksproprijim, u mobilizuam dhe tashmë filluam me projektim dhe me mobilizim të mekanizimit të plotë për ndërtim. Të gjitha këto aksione zhvillohen paralelisht dhe pohojmë dhe garantojmë se pë katër vite e shtatë muaj do t'i kemi ndërtuar 100 kilometra autostradë", tha Rrustemi, i cili me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ishte për kontroll në ripërtëritjen e rrugës Demir Kapi - Negotinë.

Edhe kryeministri Kovaçevski potencoi se në dy korridoret tashmë po bëhen aktivitetet e domosdoshme përgatitore për punë ndërtimore, hulumtime gjeomekanike, ndërsa paralelisht, siç tha, po rrjedhin edhe proceset e projektimit, përpunimi i elaborateve për eksproprijim dhe mobilizim të ndërmarrjeve që do të përfshihen në ndërtimin e këtyre autostradave.

"Ky është projekti më i madh strategjik deri më tnai me të cilin e lidhim vendin tonë me rajonin, me Evropën dhe sipas standardeve evropiane dhe botërore të ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Krahas me Portin e Selanikut, lidhemi edhe me dy porte të tjera, me Burgazin në Bullgari dhe me Durrësin në Shqipëri. Me vendimin e BE-së për vendosje të Korridorit 8 në hartën e korridoreve kryesore në rajonet e BE-së shteti ynë pozicionohet si udhëkryq i rajonit i dy korridoreve kryesore evropiane - Korridorit 10 dhe Korridorit 8", tha Kovaçevski.

Ai përsëriti se projekti do të hapë tetë mijë vende të reja të punës, investime prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale ttë BPV-së prej 2 për qind në nivel vjetor. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR