• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rruga magjistrale Gradsko - Prilep është lëshuar për qarkullim pas aksidentit të rëndë në afërsi të Rosomanit

Rruga magjistrale Gradsko - Prilep është lëshuar për qarkullim pas aksidentit të rëndë në afërsi të Rosomanit

 Rosoman, 10 gusht 2023 (MIA) - Rruga magjistrale  Gradsko – Prilep është lëshuar për komunikacion pas një aksidenti të rëndë në afërsi të Rosomanit, ku humbën jetën dy persona, ndërsa tre janë lënduar rëndë, informuan pasdite  nga MPB-ja.

 Rruga u mbyll për qarkullim për shkak të ekspertizës së vendit të aksidentit dhe të gjithë ata që transituar në atë pjesë të vendit, në vend që përmes Rosomanit, kanë udhëtuar përmes Kavadarit.

Siç paraprakisht informoi MPB-ja, rreth orës 6:30 në Stacionin e Policisë në Kavadar ishte raportuar se në rrugën rajonale Prilep - Rosoman, në vendin e quajtur 'Kamen Doll', ka ndodhur një aksident në mes të veturës 'fiat dobllo' me targa të Prilepit, e drejtuar nga K.Gj. (55) nga Prilepi dhe një veture 'folksvagen golf' me targa të Shtipit e drejtuar nga L.S. (61) nga Sveti Nikolla.  

"Pak më vonë në vendin e njëjtë, një veturë "daevu matiz" me targa të Shtipit, e drejtuar nga S.S. (55) nga Sveti Nikolla, ka goditur një furgon "mercedes' me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.I. (52) nga Shkupi, i cili më parë kishte dalë nga rruga që t'i tejkalojë dy veturat të cilat ishin përfshirë në aksident", kumtuan nga MPB-ja. 

  "Nga lëndimet e mara në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë K.Gj. dhe bashkëudhëtarja në veturën 'golf', S.S. (55) nga Sveti Nikolla, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Medicinale Emergjente në Kavadar. Përderisa, lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferët L.S. dhe S.S., si dhe bashkëudhëtarja në veturën "matiz", O.S. (54) nga Sveti Nikolla, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave 'Nëna Terezë' në Shkup", informuan nga MPB. 

Mbikëqyrje në vendin e aksidentit kanë bërë prokurori publik dhe një ekip i Stacionit të policisë në Kavadar. 

Foto: MIA

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR