Rrugët rreth Kishës kryesore ortodokse nesër do të mbyllen nga ora 10:30 për shkak të kremtimit të Buzmit
- Rrugët rreth Kishës kryesore ortokoske "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup nesër nga ora 10:30 do mbyllen për shkak ngjarjes, me të cilën do të festohet festa e Buzmit.
- Post By Fami Bajrami
- 17:34, 5 janar, 2024
Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Rrugët rreth Kishës kryesore ortokoske "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup nesër nga ora 10:30 do mbyllen për shkak ngjarjes, me të cilën do të festohet festa e Buzmit.
MPB njoftoi se regjimi i posaçëm i komunikacionit në atë pjesë të qytetit do të vazhdojë deri në përfundimin e ngjarjes para tempullit.
"Njësia për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për riorientimin e komunikacionit, si dhe masa për një regjim të veçant qarkullimi në rrugët përreth", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
SPB Shkup apelon deri te të gjithë pjesëmarrit në komunikacion që të respektojnë rregullat e vendosura, të cilat do t'i japin nëpunësit policorë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s