• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rrufeja dogji katër shtëpi në Prilep, nuk ka të lënduar, por është tragjedi e madhe për shtatë banorë të Prilepit

Rrufeja dogji katër shtëpi në Prilep, nuk ka të lënduar, por është tragjedi e madhe për shtatë banorë të Prilepit
Prilep, 28 korrik 2022 (MIA) - Një goditje nga rrufeja mbrëmë rreth mesnatës dogji katër shtëpi në Prilep në rrugën "Kuzman Shapkarev". Nuk ka të lënduar, shtatë banorë të Prilepit u shpëtuan, por u shqetësuan dhe tronditën sepse mbetën pa kulm mbi kokë. Njësiti zjarrfikës i Prilepit thirrjen e ka pranuar 12 minuta pas mesnate, menjëherë kishin mbërritur. Kanë intervenuar me 10 automjete dhe 17 zjarrfikës, ndërsa kanë shpëtuar edhe një person me nevoja të veçanta. Pronarët të tronditur rrëfyen për tragjedinë dhe thonë se jetët ua kishin shpëtuar fqinjët të cilët e kishin parë rrufenë dhe rrymën dhe menjëherë kishin reaguar.

Peco Ilieski me vajzën e tij Marina të tronditur treguan se tani nuk e dinë se çka do të bëjnë. Vajza e tij Marina gati e përlotur tha se asnjëherë nuk do ta harrojë pamjen e tmerrshme.

Ivana Gjorgjieska, pronare e një prej shtëpive të djegura, tha se shpejtë e kishte zgjuar nga gjumi nënën e saj.

Banorët theksojnë se ekipet e EVN-së ishin vonuar me ndërprerjen e rrymës që të intervenojnë zjarrfikësit. Komandanti i departamentit në njësinë territoriale zjarrfikëse, Zllatko Naumoski tha se kishin ardhura menjëherë, por kanë pritur rreth 25 minuta që të ndalej rryma.

Vetëqeverisja lokale paralajmëroi ndihmë dhe strehim të përkohshëm të këtyre banorëve. Thirrja për ndihmë e shtatë banorëve të Prilepit të cilët mbetën pa shtëpitë e tyre është e hapur për të gjithë qytetarët dashamirës dhe subjektet afariste dhe institucionet. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR