• e martë, 24 dhjetor 2024

Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Francë goditet nga "veprime dashakeqe"

Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Francë goditet nga

Paris, 26 korrik 2024 (MIA) - Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë i Francës është goditur nga "veprime dashakeqe", dhe për këtë shkak është ndërprerë sistemi i transportit, kumtoi në mëngjes operatori hekurudhor SNCF. Kumtesa u publikua vetëm pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

"Ky është sulm në shkallë të gjerë për të paralizuar rrjetin Te-Zhe-Ve (TGV)" kumtuan nga SNCF.  

Sipas tyre, shumë linja do të duhet të anulohen dhe situata do të zgjasë "të paktën gjithë fundjavën derisa të kryhen riparime"t. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR