Rrjedhje në SPQ "8 Shtatori" për shkak të stuhisë, operacionet realizohen në dy salla tjera dhe nuk ka problem për pacientët
- Për shkak të stuhisë së madhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fortë mbrëmë në Shkup, përçuesit e kulmit nuk arritën ta mbledhin gjithë ujin e ardhur atmosferik dhe erdhi deri te rrjedhja ndërmjet sallës së parë dhe sallës së dytë të operacioneve. Për shkak të kësaj, po punohet edhe në dy salla tjera të operacioneve në përdhesën e spitalit. Këtë e tha sot, drejtori i Spitalit të përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori", Hristijan Kostov, në një deklaratë për MIA-n.
- Post By Sara Ademi
- 15:41, 27 qershor, 2024
Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të stuhisë së madhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fortë mbrëmë në Shkup, përçuesit e kulmit nuk arritën ta mbledhin gjithë ujin e ardhur atmosferik dhe erdhi deri te rrjedhja ndërmjet sallës së parë dhe sallës së dytë të operacioneve. Për shkak të kësaj, po punohet edhe në dy salla tjera të operacioneve në përdhesën e spitalit. Këtë e tha sot, drejtori i Spitalit të përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori", Hristijan Kostov, në një deklaratë për MIA-n.
"Në vendin e ngjarjes punojnë mjeshtrit, riparohen pasojat nga stuhia, problemi do të tejkalohet sa më shpejtë të jetë e mundur, por pacientët nuk presin dot, punohet në dy salla tjera. Pacientët nuk duhet të brengosen, nuk ka kurrfarë ngecje në kujdesin dhe mbrojtjen mjekësore", sqaroi drejtori.
Kostov theksoi se frekuenca e pacientëve është shumë e madhe, veçanërisht gjatë një muaji e gjysmë të fundit, sepse sallat në Qendrën Klinike nuk punojnë, ndërsa u mungon personel, veçanërisht në kushte kur janë edhe pushimet vjetore.
Drejtori shfaqi shpresë që sa më shpejtë të tejkalohen problemet me sallat e operacioneve në Qendrën Klinike, që edhe këtu të lehtësohet gjendja me numrin e rritur të pacientëve. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s