Rritje të temperaturave gjatë ditës, gjatë mëngjesit në minus
- Nesër moti do të jetë me diell me rritje të temperaturave gjatë ditës, derisa temperaturat gjatë mëngjesit kudo do të jenë negative.
- Post By Fami Bajrami
- 12:24, 20 mars, 2025

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Nesër moti do të jetë me diell me rritje të temperaturave gjatë ditës, derisa temperaturat gjatë mëngjesit kudo do të jenë negative.
Siç informojnë nga DPHM-ja, të shtunën do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga e diela do të vijojë periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht të ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Reshjet lokale do të kenë karakter të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. rq/
Foto: arkivi i MIA-s