• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritje prej 3,1 për qind të eksportit, rënie prej 10,7 për qind e importit në katër muajt e parë të vitit

Rritje prej 3,1 për qind të eksportit, rënie prej 10,7 për qind e importit në katër muajt e parë të vitit

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga vendi në periudhën janar-prill 2023 është 3.005.376.000 dollarë dhe shënon rritje prej 3,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetërorë i Statistikave.

Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 3,899,163,000 dollarë, që është 10.7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deficiti tregtar, në periudhën janar - prill 2023, arrin në 893 786 000 dollarë.

Nga ana tjetër, në import më të përfaqësuara janë vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe metalet e çmuara ne gjendje koloidale; komponimet, organike ose inorganike, të metaleve të çmuara, nëse janë apo jo të përcaktuara kimikisht; amalgame të metaleve të çmuara.

Në periudhën janar - prill të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar, kemi bërë tregti më së shumti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR